TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrëmjen e së hënës, në lagjen "Vullnetari", të njohur edhe si zona "Banesat" në qytetin e Elbasanit, 3 persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokal. Burime nga grupi hetimor thanë se objektiv i sulmit dyshohet se kanë qenë Armand Tomorrica dhe Renaldo Mance, të cilët ndodheshin te ulur te ambientet e jashtme të bar-kafesë. Nga të shtënat mbeti i plagosur aksidentalisht dhe kamerieri 19-vjeçar Biorgi Hoxha.
Nga hetimet paraprake rezulton se autori i dyshuar kishte pasur më herët një konflikt me Tomorricën dhe Mancen dhe ka shkuar në lokal për t’u hakmarrë. Megjithatë, të pyetur nga grupi hetimor, tre të plagosurit që tashmë janë jashtë rrezikut për jetën kanë deklaruar se nuk e njohin autorin dhe nuk janë të përfshirë në asnjë konflikt.
Kësisoj, burime nga grupi hetimor thanë se nuk përjashtohet as pista e dytë e hetimit që ka të bëjë me mundësinë se autori ka ngatërruar shënjestër. Po merren në pyetje dhe klientë të tjerë të lokalit, që kanë qene të ulur në tavolinën pranë të plagosurve në momentin e sulmit.
Të plagosurit kanë lënë spitalit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë, autori i dyshuar nuk është arrestuar ende. Në ndjekje të tij mbrëmjen e se hënës u vendos dhe një efektiv policie që gjendej rastësisht në lokal por pa arritur ta prangose. Policia tha se vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.