AKTUALITET, 21 July 2026, 12:40

Operacioni/ Kultivoi 215 bimë kanabisi bashkë me djalin, arrestohet 63-vjeçari i shpallur në kërkim, procedohet edhe bashkëshortja

Një 63-vjeçar, i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, është arrestuar sot nga Policia e Kukësit.

Në pranga ka rënë F. R., banues në fshatin Gështenjë, për të cilin Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".

Sipas hetimeve, ai dyshohet se kishte kultivuar 215 bimë kanabisi së bashku me djalin e tij me inicialet M. R., në territorin e fshatit ku banonin. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, policia gjeti edhe 3 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Për të njëjtin rast janë proceduar penalisht edhe bashkëshortja e 63-vjeçarit dhe kryetari i fshatit Gështenjë, ndërsa djali i çiftit vijon të jetë në kërkim.

Njoftimi i plotë i Policisë 

"Gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “Zabeli“ të zhvilluar më datë 11.07.2026, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Operacional, me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”,  dhe Komisariatin e Policisë Kukës, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim F. R., 63 vjeç, banues në fshatin Gështenjë.

Për të, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” , pasi dyshohet se në bashkëpunim me djalin e tij, shtetasin M. R., ka kultivuar 215 bimë narkotike, në territorin e fshatit ku banonin. Më tej, në banesën e tyre, Policia gjeti 3 kg lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Për rastin, u proceduan penalisht bashkëshortja e të ndaluarit dhe kryetari i fshatit Gështenjë. Vijon puna për kapjen e shtetasit M. R.. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme"