AKTUALITET, 21 July 2026, 11:09

Seanca/ Shkelje e barazisë në tendera, nis gjyqi paraprak për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, dhe 14 të pandehurit e tjerë

Nis seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së  që akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për një hetim mbi 3 procedurash prokurimi në vitin 2020 që në total e kalojnë vlerën e 30 milionë eurove. GJKKO pritet të vendosë nëse e pranon kërkesën e spak për kalimin në gjykim të dosjes, e kthen pas për plotësim hetimesh ose e pushon çështjen!

Të pandehurit: 
Erion Isai                        Kreu i bashkisë Kolonjë          
Eljona Mydini                 Ish zv. Kryetare e Bashkisë Kolonjë
Erjon Cenko                   Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Engjëll Dine                   Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Ermal Zylfo                   Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Armand Tafil                  Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Muharrem Tartari.        Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Shpëtim Liço.                  Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Ergys Verdho                  Ish kreu i ARRSH
Erald Elezi                      Ish drejtor në ARRSH
Genti Raça                      Përgjegjës preventivi në ARRSH
Donikë Shehu                 Ish specialiste në ARRSH
Klarita Konomi.      Ish specialiste në ARRSH
Nikollaq Mihali.       Specialisti në ARRSH
Erdit Salillari.         Përgjegjës sektori në ARRSH