TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Komisionin për Turizmin, Blendi Gonxhja iu adresua fjalëve se Jennifer Lopez do të performojë në Tiranë. Ministri nuk e mohoi, por tha se këngëtarja ka kërkuar një garanci prej 2 milionë eurosh për protestat dhe është refuzuar.
Gonxhja: Për Jennifer Lopezin që më pyetët...
Zhupa: Do i jepni 4.3 milionë euro edhe asaj?
Gonxhja: Jo. E kemi refuzuar për momentin se kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. E kemi refuzuar se nuk ia japim dot 2 milionë euro.
Kjo është kostoja e destabilizimit të vendit. Për ata që e duan JLo në Tiranë, ta dinë që nuk e japim dot këtë garanci sepse na është dukur e pamundur për t’ia ofruar.
Zhupa: Se e pa ajo që nuk shiten biletat...
Gonxhja: Ishte para aktit normativ.