SPORT, 23 Janar 2020, 23:38

Conte shtyn planet e Barcelonës, lojtari i preferuar do shitet vetëm në verë

Conte shtyn planet e Barcelonës, lojtari i preferuar do shitet vetëm


Barcelona e planifikonte blerjen e sulmuesit Lautaro Martinez në merkaton e janarit, por po e kupton se ky është mision i pamundur. Klubi katalanas nuk mund ta bindë trajnerin Antonio Conte të heqë dorë nga një prej lojtarëve më të mirë të Interit të tij.

Kështu, në “Camp Nou” i kanë shtyrë planet e transferimit të argjentinasit, i kërkuar me ngulm nga Leo Messi. Bashkë ata do të formonin një dyshe të mirë në sulmin e Barcelonës, sidomos tani që duket qartë se Luis Suarez është në fund të karrierës.

Nuk hidhet poshtë mundësia që trajneri i ri i katalanasve, Setien, të vendosë që uruguaiani duhet të largohet nga Barcelona. Kjo do i hapte rrugë menjëherë për në formacion Lautaros.

Barcelona ka gati rreth 100 mln euro për sulmuesin argjentinas, i cili kërkohet edhe nga disa klube angleze. Deri tani gjërat duken në rrugën e duhur, edhe pse në merkato nuk i dihet asnjëherë.