TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk shënoi në fitoren 3-0 të PSG ndaj Reims në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës, por braziliani Nejmar ishte protagonisti kryesor i sfidës mes dy skuadrave.
Markinjos, Kouasi dhe autogoli i Konana siguruan një vend në finale për PSG-në, e megjithatë emri i Nejmar ishte ai që pushtoi rrjetet sociale pas sfidës.
Kjo, pasi braziliani tregoi një aftësi të re të tijën, pasimin me prapanicë.
Në një moment të sfidës, Nejmar ishte para topit dhe duke kuptuar se nuk e kontrollonte dot përballë kundërshtarit që po i vinte me shpejtësi, zgjodhi të bënte lëvizjen e çuditshme, por që rezultoi efikase.
Kështu, ai shmangu mbrojtësin duke i pasuar topin me prapanicë një shoku të skuadrës së tij, për të vazhduar aksionin.
Talljet e Nejmar ndaj kundërshtarëve zakonisht kritikohen në rrjetet sociale por këtë radhë ai u vlerësua për origjinalitetin e lëvizjes së tij të çuditshme.