SPORT, 23 Janar 2020, 23:19

Makina e re 265 mijë paund, rojet nuk e njohin futbollistin e Sitit. Nervozohen shokët e skuadrës


Xhon Stons i ka blerë vetes një makinë “Rolls Royce” me vlerë 265 mijë paund. Por dhurata e fundit i ka hapur probleme mbrojtësit të Sitit për të hyrë në qendrën stërvitore mëngjesin e së mërkurës. 

Sipas “The Sun”, stafi i sigurisë nuk e ka njohur 25-vjeçarin dhe e ka ndaluar në hyrje për të identifikuar kush fshihej pas mjetit luksoz.

Kjo procedurë shtoi trafikun dhe shokët e skuadrës që vinin më pas u nervozuan duke u rënë borive, pasi nuk e dinin se përse ishte bllokuar hyrja.