SPORT, 23 Janar 2020, 23:32

Ylli spanjoll zbulon prapaskenën: Isha pranë Real Madridit, por s’më la babai

Ylli spanjoll zbulon prapaskenën: Isha pranë Real Madridit, por


David Silva është në fundin e karrierës së tij dhe Manchester City po i përgatit një dokumentar për karrierën e tij fantastike. 34-vjeçari, mes të tjerash, në këtë dokumentar ka rrëfyer një prapaskenë merkatoje.

Ai ka zbuluar se ka qenë pranë Real Madridit. Ai kishte zhvilluar një provë në kryeqytetin spanjoll, por babai nuk e la të shkëputej nga krahina ku ai jetonte.

“Pas kësaj nuk shkova më në Madrid. Më kanë kërkuar vit pas viti, por në asnjë rast nuk u tundova prej tyre. Jam përqendruar për disa vite në ekipin e qytetit tim”.

“Atje kam luajtur deri në moshën 14-vjeçare. Pasi kalova te Valencia, u binda se jam lojtar cilësor dhe më pas e pashë veten duke luajtur në Premier League”, ka rrëfyer spanjolli.