TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liverpool nuk di të ndalet, as Wolverhampton nuk ia ka dalë ta mposhtë skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp. Firmino ishte heroi i The Reds, duke shënuar në minutën e 84-t. Braziliani me një goditje brenda zonës mposhti portieri kundërshtar dhe aty nisi festa 1 me 2 për ekipin e Jurgen Klop.
Pak minuta më parë Liverpool kishte shpëtuar nga goli, pasi një goditje në portë u ndal në shtyllë. Kryesuesit e Premier League e nisën mirë ndeshjen, duke gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e tetë.
Fraksioni i parë i lojës u mbyll në epërsi të Liverpool, kurse e dyta nisi me gol të Jimenez. Ndeshja ishte mjaft e fortë dhe ky test për The Reds ishte shumë i rëndësishëm të kalohej me sukses.
[video width="426" height="230" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/01/uoSUgftxKlGeAy5rEcTR_23_19fb00f0886de4e0bc4dfe4a3d4e640a_video_240p_converted.mp4"][/video]