TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Çmenduria e kësaj merkato vere duket se do të vijë nga Rusia. Gazetari Andrey Pankov raporton se Spartaku i Moskës ka vendosur të paguajë klauzolën, pikërisht prej 11 milionë eurosh për transferimin e Mirlind Dakut nga Rubin Kazan.
Firma do të vijë, nëse klubi rus dhe Daku bien dakord për kushtet personale të sulmuesit. Duke pasur parasysh shumën e lartë të prishjes së kontratës me Rubin Kazan, atëherë edhe kontrata e re për Dakun pritet të jetë e majme. 28-vjeçari është kthyer në objektivin kryesor të merkato. Sezoni i tij nisi me gol për Rubin Kazan, ndërsa Spartaku ka kohë që e ndjek situatën e Dakut.
Po ashtu edhe një tjetër ekip i Moskës më parë shfaqte interes për sulmuesin shqiptar. Bëhet fjalë për CSKA-në, që po ashtu u raportua disa ditë më parë se është gati të paguajë kluazolën. Tashmë mbetet për t’u parë se cili prej dy klubeve do të bindë Dakun.