TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mjaftojnë vetëm disa orë në Laipcig dhe mund të kuptoni pse Diomande ka pasur kaq sukses në në këtë skuader. Qyteti gjerman rrezaton qetësi, afërsi dhe natyrshmëri. Ashtu siç është edhe vetë ivoriani. Një person i dashur dhe buzëqeshës që është ende ai fëmijë që u rrit duke goditur topin në rrugët e Abixhanit. Një lojtar që duket i pavetëdijshëm se është personi më i kërkuar tani në botën e futbollit.
Telenovela e verës
Të premten e kaluar doli informacioni i parë se Real Madrid kishte bërë një ofertë për Jan Diomande. Një ofertë që u refuzua, por kjo do të ishte fi llimi i një historie marramendëse dhe të shpejtë, ashtu siç ka ndodhur me Madridin këtë verë. Deri në atë pikë sa duket se nënshkrimi mund të mbyllet për më pak se një javë. Lojtari iu bashkua Laipcigut të hënën në stërvitje. Po atë ditë ai kaloi një ekzaminim mjekësor dhe përfundoi një pjesë të trajnimit, pas dyerve të hapura, me grupin. Në sfond, thashethemet për një nënshkrim shumë të afërt me Real Madridin vazhduan, por ende nuk ishte fi nalizuar. Me PSG-në jashtë ekuacionit, të gjitha rrugët në Madrid. Megjithatë, të martën lojtari u kthye në fushën e stërvitjes me skuadrën e tij. Ai përfundoi seancën e parë i veçuar dhe në të dytën nuk u pa me grupin. Duket logjike që ekipi gjerman nuk donte të merrte asnjë rrezik përballë një dëmtimi të mundshëm që do t’i jepte fund një operacioni të tillë.
Një ditë e jo zakonshme për Diomande
Diomande la ambientet e klubit para mesditës dhe shkoi të pushojë me njerëzit e tij më të afërt. Çdo gjë tregon se lojtari nuk vazhdon të jetojë më në shtëpinë e tij të vjetër me qira dhe se këto ditë i ka kaluar në një hotel qendror të qytetit. Megjithatë, dje u pa se si shoqëruesit e tij paketuan të gjitha sendet në prag të një nisjeje të afërt. Të mërkurën në mëngjes, rreth orës 9, lojtari është kthyer në fushën e stërvitjes duke pritur marrëveshjen e shumëpritur midis klubeve (pasi Madridi tashmë ka gjithçka të dakorduar me lojtarin). Atje kushdo mund të bisedonte me të për një kohë dhe ai u është përgjigjur të gjithëve me shumë me mirësjellje. Futbollisti shpjegoi se për momentin nuk mund të fl asë për asgjë rreth së ardhmes së tij, por se është mirë dhe i lumtur.
Nuk flet pa nënshkruar kontratën
Ai është po ai që ka qënë edhe kur ish 16 vjeç në Spanjë, me një fytyrë të qetë, të buzëqeshur dhe të afërt. Ai ka qenë i gatshëm të pozojë me të dërguarin special dhe të nënshkruajë kopertinën e MARCA-s, megjithëse ka menduar se nuk ishte koha për të pozuar me të, për shkak të komplikimeve që mund të lindnin gjatë nënshkrimit. Pas një bisede të shkurtër, Diomande u përshëndet me një buzëqeshje dhe hyri në ambientet e tualetit. Me natyrshmërinë e huaj të lojtarit që është gati të nënshkruajë një transferim rekord. Një djalë i thjeshtë dhe i lumtur. Një futbollist me buzëqeshje që shënon brenda dhe jashtë fushës. Një djalë emri i të cilit nuk do të marrë shumë kohë për t›u mbajtur mend.