BOTA, 13 Maj 2023, 20:10

Vajza sulmohet nga peshkaqeni, shpëton mrekullisht pasi e gjuan me grushte

Vajza sulmohet nga peshkaqeni, shpëton mrekullisht pasi e gjuan me grushte

Një vajzë 13-vjeçare i ka shpëtuar sulmit nga një peshkaqen në plazhin e Floridas në SHBA. Vogëlushja arriti që të shpëtonte paq vetëm falë reagimit të saj të shpejt, duke e goditur me grusht dhe më pas notoi shpejt.

Adoleshentja, siç tha ajo për “Local 10 News” të Floridës Jugore, ishte në thellësi duke notuar bashkë me shoqen e saj, teksa ndjeu një dhimbje të mprehtë.

“Ajo që ndjeva më shumë ishte diçka shumë e fortë në stomakun tim”, theksoi ajo. Ella Reed, tha se e goditi me grusht peshkaqenin kur ai erdhi drejt saj. 13-vjeçarja përfundoi në spital me 19 qepje.