BOTA, 13 Maj 2023, 20:32

“Nuk mund të ketë barazi mes viktimës dhe agresorit”/ Pas takimit me Papa Françeskun, Zelensky: I kërkova të dënojë krimet ruse në Ukrainë!

“Nuk mund të ketë barazi mes viktimës dhe agresorit”/

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pas takimit në Romë ka falënderuar Papa Françeskun për vëmendjen që i ka kushtuar agresionit rus  në Ukrainë, raporton CNN.

“Unë theksova se ka dhjetëra mijëra fëmijë të dëbuar, ne duhet të bëjmë çdo përpjekje për t’i sjellë ata në shtëpi,” ka shkruar ai në rrjete sociale.

“Përveç kësaj, i kërkova që të dënojë krimet ruse në Ukrainë. Nuk mund të ketë barazi mes viktimës dhe agresorit,” tha ai.

Kujtojmë se gjykata ndërkombëtare Penale në mars lëshoi ​​një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe zyrtaren ruse Maria Lvova-Belova për një skemë të dyshuar për të dëbuar fëmijët ukrainas në Rusi.

Zelensky gjithashtu foli me Papën për planin e tij të paqes prej 10 pikash, duke thënë se ai është “i vetmi algoritëm efektiv për arritjen e një paqeje të drejtë”.