BOTA, 13 Maj 2023, 14:58

Nesër zgjedhjet në Turqi, Erdogan: Do të fitojmë edhe presidencialet edhe parlamentaret

Nesër zgjedhjet në Turqi, Erdogan: Do të fitojmë edhe

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se beson se do të rizgjedhet edhe për një mandat tjetër si dhe do të sigurojë një shumicë parlamentare në zgjedhjet e 14 majit.

Pas 20 vitesh në krye të Turqisë, Erdogan përballet me provën e tij më të ashpër zgjedhore mes pakënaqësisë publike për problemet ekonomike, trajtimin e tërmeteve të mëdha të shkurtit dhe rreth 3,5 milionë refugjatë sirianë.

Ai thotë se do të pranojë rezultatin e votimit të së dielës dhe do të largohet nëse humbet duke hedhur poshtë shqetësimet se ai mund të mos largohet nga pushteti.

“Një pyetje shumë qesharake… Ne vijmë në pushtet me mjete demokratike në Turqi… Nëse kombi ynë vendos ndryshe, unë do të bëj atë që kërkon demokracia, nuk ka asgjë tjetër për të bërë”, tha dje Erdogan në televizion.

”Do të respektojmë çdo rezultat që del nga kutia e votimit”, shtoi Erdogan.

”Nëse opozita është e shqetësuar për sigurinë zgjedhore, ajo duhet të monitorojë të gjitha qendrat e votimit”, tha ai.

“Vullneti i kombit nuk mund të cenohet”, shtoi Erdogan.