TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump vazhdon të rrisë epërsinë e tij ndaj kandidatëve të tjerë republikanë pavarësisht akuzave dhe problemeve gjyqësore. Në një sondazh të realizuare nga Wall Street Journal, në fakt, ish-presidenti kryeson me 60% të preferencave mes votuesve të partisë së tij.
Në krahasim me Joe Biden për momentin është kokë më kokë, por për 73% të amerikanëve presidenti aktual është shumë i vjetër për të aspiruar një mandat të dytë. Vetëm 39% e votuesve kanë një opinion të favorshëm për Biden dhe vetëm 42% thanë se e miratojnë mënyrën se si ai qeveris. Kur u pyetën për akuzat e fundit të Trump, 60% e të anketuarve republikanë thanë se ishin të motivuar politikisht dhe rreth 78% besojnë se përpjekjet e ish-presidentit për të përmbysur zgjedhjet e 2020 ishin përpjekje “legjitime” për të siguruar që nuk kishte mashtrim.
Trump është paditur katër herë këtë vit për akuzat për falsifikimin e të dhënave të biznesit, keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe për manipulim të zgjedhjeve të 2020. Ai përballet me akuza federale dhe shtetërore në Georgia për zgjedhjet e vitit 2020.