BOTA, 3 Shtator 2023, 19:26

Sulm ajror në Sudan, raportohet për të paktën 20 të vdekur

Sulm ajror në Sudan, raportohet për të paktën 20 të

Është raportuar për sulme me artileri e raketa në disa zona të dielën.

Ushtria e Sudanit dhe paraushtarakët e RSF-së kanë luftuar që nga prilli për të marrë kontrollin e Khartoumit. Qindra persona kanë vdekur deri më tani.

Ministria e Shëndetësisë e Sudanit ka thënë se më tepër se 1100 persona kanë vdekur në gjithë shtetin, por shifrat pretendohet se janë dukshëm më të larta.

Shumë civilë janë zënë mes dy zjarreve. Afro 2.2 milionë janë zhvendosur brenda Sudanit dhe rreth gjysmë milionë janë strehuar në shtetet fqinje, siç është njoftuar nga Kombet e Bashkuara.