TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Gjermani. Policia gjermane është vënë në kërkim të një shtetasi rus, i cili hodhi nga ura një të mitur ukrainas sepse guxoi të fliste në gjuhën e tij amtare.
Hetuesit e Prokurorisë së Göttingen po e trajtojnë sulmin e motivuar politikisht si tentativë për vrasje, e cila u krye javën e kaluar kundër një grupi fëmijësh të ulur në një urë në qytetin e vogël gjerman të Einbeck, të cilët të gjithë flisnin në gjuhën ukrainase.
Burri rus, që besohet të jetë rreth të 40-tave, e hodhi nga ura djalin e vogël përpara se të merrte një shishe qelqi dhe ta godiste në kurriz. Më pas, ai u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa prokurorët po e trajtojnë si tentativë për vrasje.