TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koreja e Veriut kreu një stërvitje të simuluar të një sulmi nga ana e saj, me armë taktike bërthamore, që përfshinte dy raketa me vetëdrejtim me rreze të gjatë veprimi, njoftoi të dielën (3 shtator) agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Agjencia tha se stërvitja kishte për qëllim të “paralajmërojne armiqtë” se vendi do të ishte i përgatitur në rast të një lufte bërthamore.
KCNA bëri të ditur se stërvitja u krye me sukses të shtunën, kur dy raketat që mbanin koka false bërthamore, u qëlluan drejt ujërave perëndimorë të Gadishullit Korean.
Pheniani tha gjithashtu se do të forconte masat parandaluese kundër çdo veprimi nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut.
Por ushtria e Koresë së Jugut tha se pretendimi për sukses gjatë kësaj stërvitjeje mund të ishte një ekzagjerim pasi “jo të gjitha (raketat) ia dolën mbanë”, njoftoi ‘Yonhap News’ e Seulit, duke cituar një zyrtar të lartë të zyrës së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.
Prova e fundit me raketa u krye dy ditë pas përfundimit të një stërvitjeje të përbashkët vjetore mes Koresë së Jugut dhe SHBA-ve.
Koreja e Veriut ka kritikuar marrëveshjen e arritur në një takim të nivelit të lartë muajin e kaluar mes Seulit dhe Uashingtonit për përmirësimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve./VOA