TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha sot se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron mbi "mënyrat për të siguruar funksionimin" e korridorit të krijuar nga Kievi në Detin e Zi për të garantuar sigurinë e lundrimit pas tërheqjes së Moskës nga marrëveshja e eksportit të grurit.
“Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të siguruar funksionimin e korridorit të grurit dhe për të forcuar sigurinë e rajonit të Odesës”, tha Zelenskyy në platformën X, dikur Twitter, pas bisedës telefonike me presidentin francez.
Ndërkohë të dielën Rusia sulmoi me dronë infrastrukturën portuale në lumin Danub, që konsiderohet mjaft e rëndësishme për eksportin e grurit ukrainas. Si pasojë të paktën dy persona u plagosën në pjesët jugore të rajonit të Odesës, bënë të ditur zyrtarët ukrainas.
Danubi është shndërruar në rrugën kryesore të Ukrainës për eksportimin e grurit prej muajit korrik kur Rusia vendosi të largohet nga marrëveshja ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia. Pakti garantonte kalimin e sigurt të drithit ukrainas e produkteve të tjera nëpërmjet Detit të Zi.