BOTA, 22 Shtator 2022, 17:40

Itali, tërmet i fuqishëm në Xhenova

Itali, tërmet i fuqishëm në Xhenova

Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Richter, me thellësi 10 kilometra, është regjistruar pak më parë në Xhenova të Italisë.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali, tërmeti ka një magnitudë 4.1 ballë dhe është regjistruar 2 kilometra në perëndim të Bargagli.

Shumë zyra dhe banesa janë braktisur dhe njerëzit kanë dalë në rrugë.

Mediat vendase shkruajnë se tërmeti është ndjerë shumë në katet e sipërme të ndërtesave dhe xhamat e dritareve janë dridhur.

Tërmeti trembi edhe turistët nga Portofino deri në Sestri Levante, sidomos ata që ndodheshin në hotelet në katet më të larta.