TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas deklaratës së djeshme të presidentit rus, Vladimir Putin, për mobilizim të pjesshëm me 300 mijë rezervistë, qytetarët rusë po braktisin vendin me shpresën se nuk do të detyrohen të shkojnë në Ukrainë.
Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, në një intervistë për gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung", tha se të gjithë ata që largohen nga vendi me synimin për t'i shpëtuar dërgimit me forcë në front, do të gjejnë mbështetje në Gjermani dhe do t'u ofrohet azil politik.
“Dezertorët e kërcënuar me represion serioz, si rregull, mund të marrin mbrojtje ndërkombëtare në Gjermani. Kushdo që kundërshton me guxim regjimin e Putinit dhe në këtë mënyrë bie në rrezik të madh, mund të kërkojë azil për shkak të persekutimit politik”, tha ajo.