BOTA, 22 Shtator 2022, 14:42

Macron, thirrje aleatëve të Ukrainës të qëndrojnë të bashkuar përballë kërcënimit rus

Macron, thirrje aleatëve të Ukrainës të qëndrojnë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, iu ka bërë thirrje aleatëve të Ukrainës që të qëndrojnë të vendosur kundër shantazhit të Vladimir Putinit për përdorimin e armëve bërthamore në shenjë hakmarrjeje.

Duke folur për televizionin BFM pas kthimit të tij nga asambleja e përgjithshme e OKB-së në Nju Jork, Macron tha:

“Detyra jonë është të ruajmë linjën tonë, domethënë të ndihmojmë Ukrainën siç po bëjmë, të mbrojmë territorin e saj dhe të mos sulmojmë kurrë Rusinë. Rusia është “nën presion” dhe ka vendosur të bëjë një hap drejt përshkallëzimit, por ne duhet të marrim vendime të nxituara”.