BOTA, 22 Shtator 2022, 10:20

Pamje nga ajri: Qielli mbushet me aeroplanë rusë të njerëzve që po ikin nga Rusia

Pamje nga ajri: Qielli mbushet me aeroplanë rusë të njerëzve

Rusët filluan të largoheshin masivisht nga vendi pasi Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin, të martën në mëngjes.

Kështu, sipas mediave të huaja, biletat e aeroplanëve për destinacionet që nuk kërkojnë vizë janë shitur me shpejtësi.

Ndërkohë ato të mbetura, shkruajnë mediat e huaja, janë në dispozicion vetëm ditën e premte, me çmime prej njëmijë euro e lart.

Dhe për eksodin masiv rus tregohet edhe në FlightRadar, një faqe interneti e njohur që merret me gjurmimin e fluturimeve.

Ata publikuan një video të shkurtër që tregon trafikun ajror nga Moska dhe Shën Petersburgu i marrë këtë mëngjes.

Në video shihet se trafiku është shtuar dhe shumica e fluturimeve kanë përfunduar në Turqi.