BOTA, 8 Shtator 2023, 17:22

Hakerët grabisin kazinonë online, vjedhin mbi 40 mln dollarë për të financuar programin bërthamor të Kim Jong-un

Hakerët grabisin kazinonë online, vjedhin mbi 40 mln dollarë

Mbi 40 milionë dollarë ka vjedhur një grup hakerësh koreano-veriorë nga një kazino në internet këtë javë. Dyshohet se paratë e vjedhura do të përdoren për të forcuar programin e armëve bërthamore të vendit përpara një marrëveshjeje armësh me Rusinë. FBI njoftoi të mërkurën se kishte gjurmuar hakimin e “Stake.com” në Korenë e Veriut dhe grupin e saj Lazarus të sponsorizuar nga shteti, i cili ka vjedhur më shumë se 200 milionë dollarë në kriptovaluta vetëm gjatë vitit të kaluar.

“Në vitet e fundit, ka pasur një madhësi të theksuar të sulmeve kibernetike kundër bizneseve të lidhura me kriptovalutat nga Koreja e Veriut”, raportoi firma e inteligjencës së bllokut TRM Labs në qershor. “Kjo ka përkuar me një përshpejtim të dukshëm në programin e raketave bërthamore dhe balistike të vendit”, shprehen ata.

Akoma më shqetësues për zyrtarët amerikanë është fakti se ky shfrytëzim i fundit erdhi vetëm disa ditë përpara takimit të pritshëm të liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-Un me presidentin rus Vladimir Putin, kur dy liderët pritet të arrijnë një marrëveshje armësh për të ndihmuar Rusinë në pushtimin e vazhdueshëm të Ukrainës.