TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shirat e rrëmbyeshëm që goditën të martën veriperëndimin e Turqisë, vazhdojnë të jenë problem jo vetëm për emergjencat civile por edhe për qytetarët, kjo pasi shumë rrugë mbeten të përmbytura
Emergjencat në Turqi bëjnë me dije se deri ditën e sotme kanë humbur jetën tetë persona. Ekipet e shpëtimit në terren në provincën e Kirklarelit (Saranda Ekklesies), në kufi me Bullgarinë, gjetën sot trupin e viktimës së gjashtë, e cila ishte në kërkim prej dy ditësh. Dy persona të tjerë vdiqën mbrëmjen e së martës në Stamboll, qyteti më i madh i vendit, ku disa rrugë u kthyen në përrua.
Viktimat e përmbytjeve në provincën Kirklareli, të cilët ishin në zonë për pushime, u gjetën në kabina me dru të ndërtuara pa leje në mes të pyllit kur shirat e rrëmbyeshëm goditën zonën. Ndaj pronarit të një zyre turistike ka nisur një hetim dhe është lëshuar një urdhër arresti, njoftoi sot ministri turk i Drejtësisë Yilmaz Tunce.