TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një biznesmene italiane e zhdukur prej shtatë vitesh u vra dhe trupi i saj u hodh për ushqim derri nga anëtarët e organizatës mafioze kalabreze Ndrangheta, njoftuan sot autoritetet italiane në Catanzaro. Maria Cidamo, 42 vjeçe nga Kalabria, ishte zhdukur më 6 maj të vitit 2016 në komunitetin Libadi në provincën e Vibo Valentia. Autoritetet thanë se gruaja u vra nga anëtarët e Ndrangheta-s që donin t'i rrëmbenin pronën që i kishte lënë burri i saj kur ai vrau veten, tha drejtoria lokale e policisë Antimafia (DDA).
Mafiozi që e vrau dhe ushqeu trupin e saj me derrat, tha policia, ishte Salvatore Ascone, 57 vjeç, i cili u arrestua sot në një operacion masiv kundër grupit mafioz në të gjithë Italinë.
Ndrangheta, organizata mafioze më e fuqishme dhe më e pasur në Itali, falë kontrollit të saj mbi tregtinë evropiane të kokainës, shpesh asgjëson kufomat duke i hedhur për ushqim derrat.