TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
SMART ePANTS është emri i programit të krijuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për krijimin e rrobave me sensorë audio, video dhe gjeolokacioni.
Pajisjet do të integrohen në këmisha, pantallona, çorape dhe të brendshme si mjete të vërteta mbikëqyrjeje të mundësuara drejtpërdrejt nga trupi i përdoruesit.
Madje ato mund të futen edhe në makinë larëse. Investimi prej 22 milionë dollarësh do të përdoret nga agjentët sekretë për të lehtësuar lëvizjen e tyre gjatë operacioneve speciale.
Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare po zhvillon veshje të cilat duket se janë të ngjashme me rrobat normale: e njëjta shtrirje, palosshmëri dhe larje, me ndryshimin që të endura në këto pëlhura do të jenë mikrofonat, kamerat video dhe sistemet e lokalizimit.
Personeli do të jetë në gjendje të regjistrojë informacionin mjedisor përmes veshjes së agjentëve të tyre, duke i çliruar nga pajisjet e papërshtatshme dhe të mëdha.
Active Smart Textiles lejon pajisjet të furnizohen me energji përmes trupit të njeriut falë kolektorëve të energjisë të pranishme në fijet e pëlhurës.
Faqja e internetit IARPA thekson se programi do të shërbejë për të adresuar sfidat me të cilat përballet komuniteti i inteligjencës, misione të rrezikshme dhe me stres të lartë.
Disa ekspertë kanë paralajmëruar se pajisjet e veshura mund të rrezikojnë privatësinë e njerëzve. Studiuesja Annie Jacobsen druan se teknologjia e re mund të mbledhë informacion përmes formave të mbikëqyrjes dhe identifikimit.
Po sikur SMART ePANTS të zbulojë një kimikat në lëkurën e përdoruesit?
Zëdhënësja e projektit Nicole de Haay siguron se programet janë hartuar në përputhje me ligjet për lirinë civile dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Për momentin, veshjet do të jenë në dispozicion vetëm për agjentët e shërbimeve sekrete, por kush e di nëse një ditë do të shfaqen edhe në vitrinat e dyqaneve.