BOTA, 8 Shtator 2023, 16:37

Vdekja e kreut të Wagner, Zelensky lëshon akuzat: Prigozhin u vra me urdhër të Putin-it

Vdekja e kreut të Wagner, Zelensky lëshon akuzat: Prigozhin u vra me

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin u vra me urdhër të liderit rus, Vladimir Putin.

Kjo deklaratë erdhi pas një pyetjeje në një intervistë. “Fakti që Putin vrau Prigozhin, të paktën ky është informacioni që ne të gjithë kemi, jo ndonjë lloj tjetër, tregon gjithashtu mënyrën e tij të të menduarit dhe se ai është i dobët,” tha Zelensky.

Avioni privat Embraer i prodhimit brazilian në të cilin Prigozhin po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg u rrëzua më 23 gusht në veri të Moskës, duke vrarë të 10 personat në bord, mes tyre edhe kreun e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.