TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qytetarët në Berlin protestuan kundër ndërtimit të një autostrade pasi zgjerimi i saj kërcënon 20 objekte kulturore.
Autostrada e planifikuar me gjashtë korsi përveç objekteve kulturore do të preke edhe disa banesa dhe rreth 20 nga klubet më të këndshme të natës në Berlin. Banorët që preken nga ndërtimi e cilësojnë të gjithën si një makth që i ka trishtuar dhe zemëruar pa masë.
Sipas protestuesve zgjerimi i autostradës do të shoqërohet edhe me shtim të zhurmave dhe ndotjes ekstreme në qytet. Ndërsa për Ministrin Gjerman të Transportit Volker Wissing dhe kryetarin e Bashkisë së Berlinit Kai Wegner ky zgjerim po bëhet pas rritjes së popullsisë në këtë qytet.
Sipas përfaqësuesve lokalë një investim i tillë do të ndihmojë edhe në qarkullimin e trafikut në qendër të qytetit por kjo kundërshtohet nga banorët me argumentin se kjo do të çojë në shtimin e automjeteve dhe për pasojë në rëndimin e trafikut.
Shtrirja me pesë kilometër e autostradës A100 në Berlinin Lindor do të kushtojë rreth 1 miliardë euro dhe ata kërkojnë që këto para të shkojnë për transportin publik, koristë e biçikletave dhe për investime në përmirësimin e trotuareve.
A100 është një nga autostradat më të ngarkuara në Gjermani dhe është e shtrirë në pjesën më të madhe të Berlinit Perëndimor dhe qendror. Ndërtimi i kësaj autostrade filloi në Berlinin Perëndimor në vitin 1958 kur qyteti u nda midis Perëndimit kapitalist dhe Lindjes Komuniste me shpresën se një ditë do të ishte një unazë nëse Berlini do të ribashkohej.