AKTUALITET, 26 Janar 2022, 13:17

Gjakmarrja nga i mituri në Lezhë, eksperti: Kush ia dha armën me mulli?

Gjakmarrja nga i mituri në Lezhë, eksperti: Kush ia dha armën me

Një vrasje për gjakmarrje tronditi Lezhën pak ditë më parë. Një i mitur vrau vëllanë e autorit që vite më parë i kishte vrarë babanë.

Duke folur për këtë vrasje, eksperti për çështjet ligjore, Ervin Karamuço, ngriti problemin e sigurimit të armës nga i mituri.

Sipas tij arma me mulli është shumë e rrallë dhe e shtrenjtë, gjë që trefon se atij ia kanë dhënë persona të përfshirë në krime.

Karamuço në “Abc Live” shton se me një armë të ngjashme u vra dhe bankieri Artan Santo vite me parë në Tiranë. Ai shpjegon se këto armë janë të sigurta dhe nuk lënë gëzhoja në vendin e ngjarjes.

“E la armën e zjarrit dhe u dorëzua. Problemi nuk qëndron aty se ai akti pritej. Dhe gjithë cikli i jetës së tij apo rrjeti shoqëror do e sillte këtë rezultat.

Dhe kjo varej vetëm tek vendndodhja e tij. Problemi është tek arma. Se ky është pjesë, apo personi që ja ka dhënë është pjesë e një organizate. Se janë armë të rralla kalibri 22.

Nuk lënë gëzhoja me mulli. Përdoren nga vrasës profesionist. Është arma e ngjashme me këtë vetëm më e madhe, e tillë është përdorur për vrasjen e Santos.

E them për herë të parë. Është e njëjta lloji arme si ajo që është përdorur për vrasjen e bankierit, kjo verifikuar nga pamjet filmike. Dua të them që këto armë janë në qarkullim. Se ajo vlerën e ka 4-5 mijë dollar, prodhohet në SHBA” shpjegoi eksperti.