BOTA, 5 Korrik 2025, 16:17

Arrestohen tre kryebashkiakë të opozitës turke, akuzohen për korrupsion! Reagon Partia Popullore Republikane: Hetime të motivuara politikisht

Arrestohen tre kryebashkiakë të opozitës turke, akuzohen për

Autoritetet turke kanë arrestuar tre kryetarë bashkish që i përkasin Partisë Popullore Republikane (CHP), partia kryesore opozitare në vend, nën dyshimet për përfshirje në afera korrupsioni.

Në mesin e të arrestuarve janë kryebashkiaku i Adanës, në jug të Turqisë, Zeydan Karalar, dhe kryebashkiaku i Adiyamanit, në lindje të vendit, Abdurrahman Tutdere, të dy përballen me akuza për korrupsion. Gjithashtu është arrestuar edhe kryebashkiaku i Antalias, Muhittin Böcek.

Arrestimet e Karalar dhe Tutdere janë kryer në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit, ndërsa ndalimi i Muhittin Böcek është pjesë e një hetimi të ngjashëm të Prokurorisë së Përgjithshme të Antalias. Së bashku me tre kryebashkiakët, janë arrestuar edhe tetë persona të tjerë.

Ky është vala e dytë e arrestimeve të zyrtarëve të CHP-së, pas ndalimit më 19 mars të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu. Partia opozitare CHP mohon akuzat për korrupsion dhe i cilëson hetimet si të motivuara politikisht.