TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dhjetëra emigrantë që përpiqeshin të kalonin Kanalin e La Manshit drejt Mbretërisë së Bashkuar me ndihmën e trafikantëve, u ndaluan nga policia franceze në një plazh në jug të qytetit Bulon.
Sipas BBC-së, trafikantët përdornin gomone për të marrë njerëz nga pika të ndryshme përgjatë bregdetit.
Dy grupe të mëdha emigrantësh, shumica me jelekë shpëtimi, dolën nga kodrat e rërës afër dhe vrapuan drejt detit për të hipur në anije. Mendohet se në plazh ndodheshin rreth 80 deri 100 persona.
Anija e parë e trafikantëve, që lundronte rreth 100 metra larg bregut, ishte tashmë e mbushur dhe nuk ndaloi për të marrë më shumë njerëz. Pak më vonë arriti një anije e dytë, pothuajse bosh, e shoqëruar nga një anije e rojës bregdetare franceze që ndodhej më larg në det.
Emigrantët, duke mbajtur duart njëri-tjetrit, u drejtuan drejt anijes nën drejtimin e një personi që koordinonte operacionin. Kur gomonia u kthye dhe filloi të lëvizte prapa pranë bregut, dhjetëra njerëz ranë në ujë deri në bel, duke u përpjekur të hipnin.
Në fillim, policia refuzoi të ndërhynte dhe qëndroi në breg duke monitoruar situatën. Një zyrtar tha për BBC-në se nuk lejoheshin të hynin në ujë përveçse në rast nevoje për shpëtim.
@bbcnews The BBC witnessed dramatic scenes on a beach in of Northern France this morning when a boat was destroyed by police moments before it set off for the UK. All those onboard clambered to safety as the boat collapsed. French police have strict rules that bar them from going into the sea, but officers are allowed to intervene, if they believe lives are at immediate risk. #France #Migrants #UK #MigrantBoat#Refugees #NorthernFrance #News #BBCNews ♬ original sound - BBC News
Por situata u përkeqësua kur gomonia, e mbushur me burra, gra dhe fëmijë, u lëkund rrezikshëm nga valët dhe motorri pranoi defekt. Një nga policët urdhëroi kolegët e tij të hynin në ujë, pasi pasagjerët ishin në rrezik.
Ata hoqën pajisjet e rënda dhe përdorën thika për të prishur gomonen, ndërkohë që trafikantët përpiqeshin të fiksonin motorin. Në mes të zërave dhe tensionit, pasagjerët u shpëtuan duke arritur në breg pa u dëmtuar.
Menjëherë pas kësaj, policia tërhoqi gomonen e dëmtuar në breg. Emigrantët mbledhën gjërat që kishin lënë pas në plazh dhe nisën të lëvizin drejt brendësisë për t’u kthyer në strukturat veriore.
Autoritetet franceze theksuan se rregullat mbeten të njëjta dhe nuk ka ndryshuar taktika ndaj përpjekjeve për kalim ilegal, pavarësisht presionit nga Britania për masa më të ashpra.
Zëdhënësi i kryeministrit britanik e përshkroi prishjen e gomones si një “moment të rëndësishëm” dhe tha se qeveria britanike mirëpret këtë veprim.