AKTUALITET, 22 October 2026, 13:28

Mali i Zi/ Nga takimi me kancelarin Merz, te Kos dhe Spajiç, Rama ndan foto nga takimet e tij në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit

Mali i Zi/ Nga takimi me kancelarin Merz, te Kos dhe Spajiç, Rama ndan

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish momente nga pjesëmarrja e tij në Budva të Malit të Zi, ku ka marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit.

Këtë herë, kryeministri ka ndarë disa foto ku shfaqet duke u takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç, kancelarin gjerman Friedrich Merz, komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me pjesëmarrës të tjerë në takimin e nivelit të lartë.