BOTA, 4 Korrik 2025, 20:25

OKB: 613 banorë të Gazës të vrarë në qendrat e shpërndarjes së ndihmave që nga fundi i majit

OKB: 613 banorë të Gazës të vrarë në qendrat e

Të paktën 613 persona janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fundi i majit në vendet e shpërndarjes humanitare dhe pranë autokolonave, sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara.

”Nga këto, 509 vrasje u regjistruan në ose pranë stacioneve të diskutueshme të shpërndarjes të drejtuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF)”, theksoi zëdhënësja e të drejtave të njeriut të OKB-së, Ravina Shamdasani.

Fondacioni filloi punën e tij në Rripin e Gazës në fund të majit, pas një bllokade izraelite të shpërndarjes së ndihmës që zgjati gati tre muaj.

GHF nuk bashkëpunon me organizatat e ndihmës së OKB-së, të cilat e kritikojnë atë për operimin e shumë pak qendrave të shpërndarjes dhe ekspozimin e njerëzve në nevojë për ndihmë ndaj rrezikut ekstrem.

Sipas burimeve palestineze, ushtria izraelite është përgjegjëse për incidentet fatale që lidhen me shpërndarjen e ndihmës humanitare.

Rik Peeperkorn, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në territoret palestineze, konfirmoi se shumica e vrasjeve dhe lëndimeve ishin të lidhura me qendrat e GHF.

”Incidentet u raportuan drejtpërdrejt në OBSH nga personeli mjekësor dhe të afërmit dhe miqtë e viktimave”, tha ai.