TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026 janë regjistruar më shumë aksidente rrugore në vend krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave paraprake të INSTAT, nga janari deri në korrik janë regjistruar 844 aksidente, nga 767 që ishin një vit më parë, ose 10% më shumë.
Si pasojë e tyre, numri i personave të vrarë dhe të plagosur ka arritur në 1 187, nga 1 077 në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Tirana dhe Lezha kanë numrin më të lartë të viktimave dhe të plagosurve nga aksidentet.
Ndërkohë vetëm gjatë muajit korrik u regjistruan 165 aksidente rrugore, ku u raportuan 235 të vrarë dhe të plagosur.
Sipas INSTAT, faktori njerëzor vijon të mbetet shkaku kryesor i aksidenteve. Në korrik, 90,3% e tyre ndodhën si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.
Grupmosha 25-34 vjeç rezulton ajo me numrin më të lartë të aksidenteve, duke përbërë 21,8% të totalit.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se e enjtja është dita me më shumë aksidente, me 18,8% të rasteve, ndërsa e marta ka përqindjen më të ulët, me 12,1%.
Pjesa më e madhe e aksidenteve ndodh në orët e mbrëmjes. Fasha orare 19:00-24:00 përbën 25,5% të totalit të rasteve.
Sipas qarqeve, në korrik numri më i lartë i aksidenteve u regjistrua në Tiranë me 59 raste, e ndjekur nga Fieri dhe Lezha me nga 20 raste secila, ndërsa Durrësi dhe Gjirokastra regjistruan nga 15 raste.
Sipas INSTAT, pjesa më e madhe e aksidenteve sipas fashës orare u regjistrua mes 19:00 dhe 24:00, me 25.5% të totalit.
E enjtja ishte dita me përqindjen më të lartë të aksidenteve, me 18.8%, ndërsa e marta kishte nivelin më të ulët, me 12.1%.
Të dhënat sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe përpunohen nga INSTAT. Shifrat për muajin e fundit janë paraprake dhe subjekt rishikimi.
Rritja e aksidenteve vjen në një kohë kur ka pasur një sërë reagimesh dhe masash për të rritur kujdesin në timon, përfshirë ndryshimet në Kodin Rrugor dhe kontrollet e shtuara në terren.
Një tjetër element që përmendet shpesh, përveç sjelljes së drejtuesve të mjeteve, është gjendja e rrugëve dhe zonat e njohura si “pika të zeza”. Në disa prej tyre janë kryer herë pas here ndërhyrje, por pavarësisht kësaj, ato vijojnë të evidentohen në problematikën e aksidenteve rrugore./
