TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkimi Evropian është i gatshëm të angazhohet në negociata paqeje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe prej kohësh po përgatitet për një mundësi të tillë. Këtë e bëri të ditur të premten zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho, duke theksuar se Brukseli pret që Moska të tregojë gatishmëri reale për diskutime serioze.
“Jemi të përgatitur dhe prej kohësh jemi duke u përgatitur, ndërsa presim vetëm momentin kur Rusia do të jetë vërtet e gatshme të angazhohet në diskutime serioze dhe në kushte konkrete për t’i dhënë fund kësaj lufte”, u tha Pinho gazetarëve në Bruksel.
Deklarata e saj erdhi në përgjigje të një pyetjeje nëse Komisioni Evropian po përgatitet për një fazë të re të mundshme të negociatave dhe nëse është i gatshëm të dërgojë përfaqësues për të marrë pjesë drejtpërdrejt në bisedimet për përfundimin e luftës, e cila nisi në shkurt të vitit 2022.
Reagimi i Brukselit vjen në një moment kur përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund konfliktit kanë marrë vëmendje të re, veçanërisht pas telefonatave të fundit mes liderëve të Finlandës dhe Norvegjisë me presidentin rus Vladimir Putin.
Këto kontakte kanë rikthyer në vëmendje mundësinë e një procesi të ri diplomatik për arritjen e paqes në Ukrainë.