TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi me tone të ashpra ndaj një gazetari të agjencisë së lajmeve Reuters, i cili e pyeti për gjendjen e tij shëndetësore dhe arsyet që e shtynë të mos zhvillonte një vizitë në Kansas, para zgjedhjeve të mesit të mandatit, të planifikuara për 3 nëntor.
Përpara kamerave dhe gazetarëve të tjerë, Trump iu drejtua gazetarit me fjalë të ashpra, pasi ky i fundit ngriti mundësinë që anulimi i vizitës të kishte të bënte me ndonjë problem të mundshëm shëndetësor të presidentit.
“Je i sëmurë! Shtrihu, je i neveritshëm, dukesh absolutisht i tmerrshëm! Për kë punon?”, i tha Trump gazetarit.
Pasi gazetari u përgjigj se ishte pjesë e agjencisë Reuters, presidenti amerikan vazhdoi kritikat, duke sulmuar edhe vetë agjencinë e lajmeve, të cilën e cilësoi si “të tmerrshme”.
“Shikojeni këtë njeri, është krejtësisht i patrajnuar”, vijoi Trump.
Më pas, në një monolog para gazetarëve të pranishëm, presidenti amerikan shpjegoi arsyet e tij për të mos udhëtuar drejt Kansasit. Ai deklaroi se po shkonte shumë mirë dhe se në vend të kësaj do të merrte pjesë në një aktivitet televiziv të fushatës.
“Nesër do të shkoj në Florida. Pasi të kem bërë – sa? – 28 tubime? Ai më pyet: ‘Cila është arsyeja, zotëri, që nuk do të shkoni në Kansas?’ E dini cila është arsyeja? Nuk ndiej se duhet të shkoj në Kansas”, deklaroi Trump.
Trump blows up at a reporter Trump: You are a sick guy! Look at this guy. You’re way out of shape. You are disgusting! Put yourself in shape! You look like hell. https://t.co/LVaca2Hocl
— Acyn (@Acyn) October 29, 2026