TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kike Setien ka debutuar me një fitore në pankinë e Barcelonës, por ajo që katalanasit kanë dhuruar sot në fushën e lojës përballë Granadas, ka qenë larg pritshmërisë. Suksesi 1-0 ka ardhur në minutat e fundit falë talentit Puig dhe të zakonshmit Mesi, por ndërkohë loja ka lënë përsëri për të dëshiruar.
Barcelona kishte dominim absolut në mbajtjen e topit në pjesën e parë, por nuk arriti të bënte diferencën, duke gjetur vështirësi në momentin e finalizimit me Mesin që ishte gjithmonë i rrethuar nga shumë fanella. Ne pjesën e dytë, ajo që iu afrua më shumë rrjetës në fakt ishte Granada e cila goditi edhe shtyllën e katërkëndorit të Ter Shtegen. Kartoni i kuq i German ia bëri më të thjeshtë disi punën katalanasve të cilët më pas kishin kontrollin e plotë të fushës dhe tentuan në çdo mënyrë në 20 minuat e fundit të gjenin rrjetën.
Setien i besoi Riki Puig dhe ky i fundit ishte vendimtar duke fituar topin në minutën e 76-të, pasi nisi aksionin nga erdhi goli i të zakonshmit Leo Mesi që i dha këtë fitore në debutim Setien dhe ktheu në vend të parë me pikë të barabarta me Real Madrid ekipin katalanas.