BALLKAN, 2 Qershor 2023, 20:32

“Përqafimet në fushatë ishin të këndshme, por më kushtuan”, Mitsotakis rezulton pozitiv me koronavirus

“Përqafimet në fushatë ishin të këndshme, por

Deputeti dhe ish-kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka anuluar vizitën e tij në Malin e Zi, pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Mitsotakis, ku nëpërmjet një video-mesazhi në Instagram ka thënë se “përqafimet dhe puthjet e periudhës parazgjedhore janë gjithmonë shumë të këndshme, por ndonjëherë kanë edhe një çmim. Sot bëra testin për Covid , jam pozitiv”.

Sekretari i Komitetit Politik të ND-së, Pavlos Marinakis dhe partneri i presidentit të ND-së, Dimitris Tsiodras, rezultuan pozitivë me Covid-19.