BALLKAN, 2 Qershor 2023, 18:30

Osmani la të hapur mundësinë për zgjedhje të reja, kreu i ri i Zubin Potokut s’ka në plan lëshimin e karriges: Pse duhet të tërhiqemi?!

Osmani la të hapur mundësinë për zgjedhje të reja, kreu

Ndërsa presidentja e Kosovës Vjosa Osmani paralajmëroi mundësi për zgjedhje të reja në veri, duket se kjo nuk është pritur mirë nga kreu i ri i Zubin Potokut.

 Izmir Zeqiri tha se kjo nuk mund të bëhet pa një analizë të zgjeruar.

“Nuk shoh që ideja e zgjedhjeve të reja do të prodhojë diçka më mirë. Duhen studiuar arsyet pse duhet të tërhiqemi, pse duhet të ketë zgjedhje të reja. Duhet të ketë baza të arsyeshme e më pas të veprohet,” ka deklaruar ai.