TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qëndruar në Turqi ku mori pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalia.
Osmani pati edhe një takim miqësor me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
Madje në një video të publikuar nga TRT Balkan Albaian, shihet se presidenti turk i drejtohet në turqisht presidentes Osmani teksa i shtrëngojnë duart njëri-tjetrit, duke i thënë “Po mësoni turqisht, pastaj po e harroni”.
E presidentja Osmani i përgjigjet gjithashtu në turqisht me fjalët “Po mësoj, më duhet të praktikoj me ju”. VIDEO
Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Erdogan është një mik i dëshmuar i Kosovës dhe një zë i fuqishëm për të drejtën.
“Presidenti Erdoğan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfide e në çdo sukses. Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët”, shkroi Osmani.
Edicioni i 4-të i Forumit të Diplomacisë në Antalia, i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, nën kujdesin e presidentit Erdogan, ka filluar të premten dhe do përfundojë sot.