TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy vajza janë arrestuar pasi kishin sulmuar fizikisht tri të tjera në një diskotekë në Prishtinë.
Sipas burimeve zyrtare, dy të dyshuarat kishin tentuar t’i shmangen arrestimit dhe kanë goditur me makinë edhe një efektive policie.
Njëra prej tyre është dërguar në paraburgim, ndërsa tjetra e mitur, është liruar.
“Prishtinë 11.04.2025 – 03:09. Tri viktima femra kosovare, kanë raportuar se ndërsa kanë qenë në diskotekë janë sulmuar fizikisht nga dy femra kosovare. Të dyshuarat duke tentuar t’i shmangen arrestimit me makinën e tyre kanë goditur zyrtaren policore, ato janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëra prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuar tjetër – e mitur është liruar”, njoftoi policia.