BALLKAN, 12 Prill 2025, 09:18

VIDEO/ Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, çfarë kapën kamerat e sigurisë, publikohen pamjet. Gjurmët e mbetura

VIDEO/ Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, çfarë

Një bombë ka shpërthyer pranë zyrave të Hellenic Train në Athinë, mbrëmjen e së premtes.

Mediat greke kanë siguruar pamjet nga momenti i shpërthimit, dhe një çantë shpinës ku ndodhej lënda shpërthyese, pak çaste para shpërthimit të madh.

Çanta ishte e lidhur në një kolonë jashtë zyrave të Hellenic Train. Autorët kanë shkuar në vendngjarje me një motor dhe e kanë lënë aty.

Nga shpërthimi nuk raportohet për pesona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ngjarja vjen në një situatë kur zemërimi i gjerë publik është rritur si pasojë e tragjedisë hekurudhore Tempi të vitit 2023, në të cilën 57 njerëz u vranë kur një tren mallrash dhe një tren pasagjerësh që shkonte në drejtime të kundërta u vendosën në të njëjtën binarë.

VIDEO/ Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, çfarë

Hellenic Train është kompania e trenave në Greqi, e cila ndodhet në qëndër të hetimeve për aksidentin tragjik në Tempi para dy vitesh. Ngjarja ndodhet ende në qëndër të vëmendjes së opinionit publik të Greqisë, dhe gjithë partitë opozitare vazhdojnë të kritikojnë përsëri qeverinë e kryeministrit Mitsotakis për mbulimin e fajtorëve të aksidentit.

VIDEO/ Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, çfarë

Shpërthimi vjen vetëm disa orë pas një konference për mediat nga komisioni i prindërve të viktimave të kësaj ngjarjeje, në të cilën specialistë nga fusha të ndryshme që punojnë vullnetarisht për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, kanë sjellë argumenta me të cilat kundërshtojnë një raport të një komisioni të ngritur nga qeveria për shkaqet e shpërthimit pas përplasjes së dy trenave.

VIDEO/ Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, çfarë