BALLKAN, 12 Prill 2025, 22:31

VIDEO/ Takimi në Antalya, zbulohet biseda miqësore mes Erdogan dhe Osmanit, ja çfarë i tha Presidenti turk

VIDEO/ Takimi në Antalya, zbulohet biseda miqësore mes Erdogan dhe

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dje zhvilloi një bisedë miqësore me homologen e tij kosovare Vjosa Osmani-Sadriu gjatë takimit në margjinat e Forumit të Diplomacisë në Antaly.

Gjatë përshëndetjes në gjuhën turke, Erdoğan i tha Osmanit se “po mësoni turqisht, pastaj po e harroni”, ndërsa Osmani iu përgjigj me buzëqeshje në turqisht: “Po mësoj, por duhet ta praktikoj me ju”.

Takimi u zhvillua në kuadër të edicionit të katërt të Forumit të Diplomacisë në Antalya, një aktivitet i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Türkiyes, nën kujdesin e presidentit Erdoğan, i cili nisi dje dhe do të zgjasë deri të dielën.