BALLKAN, 12 Prill 2025, 11:09

Detaje tronditëse/ 26-vjeçarja ra nga kati i 7-të i pallatit, arrestohet një person, dyshohet se...

Detaje tronditëse/ 26-vjeçarja ra nga kati i 7-të i pallatit,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten rreth orës 15:53 në Prishtinë, ku një vajzë 26 vjeçare ka rënë nga kati i 7-të i një pallati.

Sipas njoftimit 24-orësh të policisë, një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit, nën veprën “shtyrje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa i dyshuari është dërguar në paraburgim.

“SHTYTJE NE VETËVRASJE DHE NDIHMË NË VETËVRASJE

Prishtinë 11.04.2025 – 15:53. Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull  kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.