BALLKAN, 7 Qershor 2025, 11:33

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, tkurren votat për Kurtin

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit

As tentativa e 28-të nuk rezultoi me sukses për konstituimin e Kuvendit.

Avni Dehari kryesues i seancës konstituive, sërish e hodhi në votim komisionin për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë, përmes të cilit do të zgjidhej kryeparlamenti, megjithatë i njëjti dështoi të merrte përkrahjen nevojshme nga partitë.

Dehari bëri të ditur se në sallë ishin të pranishëm 85 deputetë.

Nga të cilët, ‘‘pro’’ ishin 48 deputetë , ‘‘kundër’’ s’ka pasur dhe  as ‘‘abstenim’’ s’ka pasur. Seanca e radhës do të mbahet me 9 qershor, në ora 11:00.