TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, partia më e madhe opozitare në Serbi, Marinika Tepiç, ka deklaruar se në ditët në vijim do të publikojë informacione që lidhin presidentin serb, Aleksandar Vuçiç me kartelet e drogës.
Siç theksoi në një konferencë për shtyp në Kuvendin e Serbisë, Tepiç tha se lidhja mes Vuçiçit dhe organizatave për kontrabandë dhe shitje të drogës është Filip Koraç, i cili në vitin 2023 u ekstradua në Francë nga Hungaria.
Bëhet fjalë, sipas saj, për “mijëra dokumente, incizime zanore dhe fotografi” që Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi “i mban në sirtarë”.
Ndër të tjera, bëhet fjalë për komunikime përmes aplikacionit Sky që datojnë që nga viti 2021, ku Koraqi kishte emrin e koduar “Robin”.
Në këto komunikime, pretendon Tepiç, përmenden Aleksandar Vuçiç, vëllai i tij Andrej Vuçiç, si dhe ish-sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Dijana Hrkaloviç.
“A sugjerojnë të dhënat nga analiza se Koraç kishte përcjellje policore në Serbi?”, pyeti Tepiç, duke fajësuar për këtë situatë prokurorët e Prokurorisë për Krimin e Organizuar.