TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kosova është në fokus të vendeve anëtare të NATO-s. Këtë e konfirmoi ministri shqiptar i mbrojtjes, Pirro Vengu, teksa tregoi përgatitjet e aleancës për samitin e Hagës dhe punimet e zhvilluar ditën e sotme në Bruksel.
“Shtruam rrugën e një konsensusi të gjerë për rritje të shpenzimeve në Mbrojtje dhe Siguri me fokus rritjen e prodhimit vendas, gatishmëri operacionale dhe investimet në infrastrukturë kritike;
Me rëndësi vëmendja e Aleancës ndaj kërcënimeve në Evropën Jug-Lindore dhe vigjilencë e shtuar në Kosovë; U theksua nevoja për shpejtësi dhe kohezion në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse në përgjigje të kërcënimeve në Lindje dhe sfidave të reja hibride”, njofton ministri shqiptar.