BALLKAN, 17 Maj 2023, 17:01

Akuzohen për shpërdorim detyre, Prokuroria Speciale urdhëron 12 kontrolle në shtëpitë e ish-zyrtarëve të NPB-së

Akuzohen për shpërdorim detyre, Prokuroria Speciale urdhëron 12

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka ushtruar kontrollin në dymbëdhjetë vende të ish-zyrtarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore.

Sipas njoftimit të prokurorisë personat në fjalë akuzohen për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ku në bazë të fakteve se si janë zhvilluar procedurat e përshpejtuara për ndërtimin e katër objekteve afariste dhe banesore, vlera e të cilave kalon njëqindenjëzet milionë (120.000.000) euro.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, janë sekuestruar prova materiale 17 dosje dhe dokumente që ndërlidhen, 6 laptop, 2 shtëpi, 11 telefona, 2 sim card, 6 usb.

Njoftimi i plotë:

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, bazuar në urdhër kontrollin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot, në orët e hershme ka filluar kontrollin në dymbëdhjetë (12) lokacione të ndryshme, me qëllim të sigurimit të provave.

Prokuroria Speciale njofton se kontrolli është realizuar në pronat e të dyshuarave H.H, V.M, D.K, L.M, XH.L, A.J, G.SH, B.P, A.M, B.B dhe D.B. të cilët në cilësinë e personave zyrtar, dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së; “Lidhja e kontratës së dëmshme” nga neni 285 i KPRK-së; dhe “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së.

Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se është keqpërdor detyra zyrtare, nga zyrtarët e përfshirë në këtë proces, nga faktet se si janë zhvilluar procedurat e përshpejtuara për ndërtimin e katër objekteve afariste dhe banesore, vlera e të cilave kalon njëqindenjëzet milionë (120.000.000) euro.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në dymbëdhjetë (12) lokacione të ndryshme, janë sekuestruar prova materiale të cilat do të jenë të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore si: 17 dosje dhe dokumente që ndërlidhen me rastin, 6 laptop, 2 shtëpiza, 11 telefona, 2 sim card dhe 6 usb.