BALLKAN, 13 Maj 2023, 16:37

Vjehrri e bën për spital nusen e djalit, arrestohet nga policia

Vjehrri e bën për spital nusen e djalit, arrestohet nga policia

Një burrë është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nusen e djalit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pejës dhe sipas Policisë së Kosovës, viktima ka marrë trajtim mjekësor. Autori i dyshuar pas marrjes në pyetje, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të premtes.